Një shtetas nga Kosova ka kërkuar ndihmë nga policia shqiptare pasi vajza e tij e mitur u largua nga banesa dhe shkoi në Tropojë ku e priste një 21-vjeçar. Ky i fundit u denoncua nga 37-vjeçari nga Peja, por dëshmia e vajzës rrëzoi pretendimet e tij. E mitura 14-vjeçare deklaroi në polici se iku me dëshirë nga shtëpia.
“Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin A.Z, vjeç 21, banues në fshatin Begaj, pasi dyshohet se më datë 24.12.2017, shtetasi S.A., vjeç 37 banues Kosovë, kallëzon se është larguar nga shtëpia vajza e tij A.A, vjeç 14, banuese në Pejë.
Vajza A.A, deklaron se është larguar me dëshirë nga shtëpia. Neni 130 i Kodit Penal”, raporton policia./a.m.