Nga krahasimi midis kostove të propozuara nga kontraktori dhe të vlerësuara nga supervizori për Tiranë-Elbasan, të marra në shqyrtim dhe miratuar në parim nga Këshilli Teknik dhe vlerave të kontraktuara për punimet shtesë në segmentin 1, pas detyrave të lena nga KT, rezulton se:
Emërtimi Vlera e propozuar E kontraktuar
Rreshkitja 13+000 10,695,490.59 10,748,164.22
Landslide Km 14 1,389,427.09 1,418,290.09
VLandslide 11+000 8,600,000.00 9,125,528.71
Landslide 12+000 4,690,000.00 4,715,774.58
Ndryshimet e mësipërme, në total në vlerën e kontraktuar kanë sjellë një efekt për 632,839.92 USD, më shumë nga vlera e propozuar, diskutuar dhe miratuar në parim në Këshillin Teknik.
Për rastet e mësipërme, del qartë se vlerat e kontraktuara janë më të larta se vlerat e propozuara në Këshillin Teknik, kur duhet të ndodhte e kundërta edhe sipas detyrave të lëna nga Këshilli Teknik, fakte për të cilat nga ana e Njësisë Menaxhuese të Projektit nuk ka materiale shpjeguese apo argumentuese për rritjen e vlerave për këto ndryshime të projektit.
Del qartë se nuk janë zbatuar detyrat e lëna nga Këshilli Teknik në vendimet e tij për Njësinë Menaxhuese të Projektit dhe supervizionin dhe nuk ka relacione apo shpjegime që i janë paraqitur Bordit, Këshillit apo Sekretarisë Teknike, për argumentimin e rritjes së kostove.
Pra, nuk janë respektuar kërkesat e përcaktuara në nenin 8 “Këshilli Teknik”, pika 8.5, të Rregullores së Brendshme të funksionimit të ARRSH, miratuar me Vendimin e Bordit nr. 4 datë 15.04.2016 dhe Urdhëri i Ministrit të Transporteve Nr. 110, date 3.8.2015. /Lexo.al