Një foto shokuese, në të cilën shfaqet një vogëlushe që është ulur në gjunjë për të pirë ujë në tokë, teksa temperaturat shënoj 38 gradë celsius, në një zonë të varfër të Argjentinës, është bërë virale në një kohë fare të shkurtër.
Vajza e vogël, nga komuniteti indigjen Mbya Guarani, raportohet se lyp për të holla bashkë me shumë të rinj të tjerë gjatë ditës në qytetin e Posadas.
Fotoja është shkrepur nga një gazetar lokal, por shumë shpejt ajo është shpërndarë në të gjithë botën, duke treguar gjendjen e rëndë jo vetëm ekonomik, por edhe sociale në këtë rajon të Argjentinës./b.d