Shkrimtari Agron Tufa, drejtori i Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit nuk e ka kursyr sot ironine me ambasadorin amerikan ne vendin tone, Donald Lu dhe deklaraten zyrtare te ambasades se SHBA ne Tirane pas protestes se djeshme te opozites.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Tufa e quan ate “Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste” dhe shkruan se nuk ka pare askund asnje demtim te prones publike per te cilen sipas tij, dje Lu leshoi kritika ndaj protestuesve.
Postimi i Tufes
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Mr. Donald Lu, tha, për protestuesit e djeshëm, se “është e drejtë demokratike protesta e qytetarëve në një vend të lirë, por protestat nuk duhet të dëmtojnë pronën publike”. Unë sot çava me hap të matur e meditativ përmes kësaj “prone publike” dhe, për Zotin, nuk pashë as një paracelë prasësh të dëmtuar, as një degë pemësh të thyer, as ndonjë ciflosje monumentesh socrealiste. Bari vazhdonte të ishte po aq i paqtë dhe asnjë fije e blertë nuk qe flijuar nga “dëmtimet” e djeshme.
Për cilën pronë, pra, po flitet?