Presidenti Ilir Meta dhe ambasadori amerikan Donald Lu po zhvillojnë një takim mes tyre. Takimi mbahet në një prej lokaleve të kryeqytetit.
Biseda mes kreut të shtett dhe diplomatit amerikan Donald Lu vjen dy ditë para se në Parlament të zhvillohet seanca për zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm.
Ambasadori Lu është shprehur qartë se SHBA mbështet zgjedhjen e një Kryeprokurori të përkohshëm.
Ndërkohë, presidenti Meta është shprehur për zgjidhje në kuadër të kushtetutës, pa dhënë një qëndrim nëse është pro një kryeprokurori të përkohshëm.
Ndërkohë LSI, partia që Meta ka themeluar e drejtuar dikur, së bashku me PD-në do protestojnë para Parlamentit kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm.
/a.m.