Gjiganti i La Ligës, Barcelona, ka marrë oferta të majme nga skuadra të ndryshme për mesfushorin veteran, Andres Iniesta, raporton Mundo Deportivo.
Iniesta është 33-vjeçar dhe në tetor e u bë lojtari i parë që nënshkruan kontratë historike me Barcelonën. Thuhet se ai ndihet shumë mirë në Barcelonë dhe besnikëria e tij ndaj klubit është e njëjta si shumë vite më parë.
Por, një grup skuadrash kineze kanë bërë oferta marramendëse për Iniestan dhe janë të gatshme t’ia shumëfishojnë edhe pagën. Megjithatë, spanjolli i ka hedhur poshtë të gjitha ofertat dhe nuk do të largohet. /a.m.