Ish ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka thene ne seancen e sotme degjimore ne Gjykaten e Krimeve te Renda se duhet t’i hiqet masa e bllokimit te pasaportes, pasi prokuroria keto prova qe ka nuk i ka te reja dhe i ka pasur ne dosje qe ne date 20 tetor.
Por gjyqtarja pasi u terhoq per vendim, nuk ia hoqi masen, por la ne fuqi bllokimin e pasaportes se Tahirit.
Panorama zbardh edhe deshmine e Tahirit brenda ne seancën me dyer te mbyllura.
Tahiri mesohet se kërkoi t’i hiqet masa e bllokimit te pasaportes dhet tha që nuk “e kam problemin te masa, mund të më mbani edhe burg, por problemin e kam te principi. S’keni prova te reja, këto prova i keni pasur që në datë 20 tetor, por pse e keni kërkuar nje muaj e disa dite me vonesë kete bllokim? S’ka asnjë provë të re. Kam qene në dijeni të këtyre provave që atëherë”.
“Nuk kam asnjë tromaksje sa i takon dy patentave që janë gjetur në makinë dhe që dy persona flasin për emrin tim. Unë nuk do doja t’ ju shikoja ju apo këdo tjetër këtu vetëm sepse gjenden patenta pa patur asnjë provë tjetër. Kështu janë përmendur edhe emra gjyqtarësh, madje i kryetarit të Gjykatës së Lartë për t’u korruptuar”, tha Tahiri.
Në nisje të seancës, Tahiri iu drejtua gjyqtares: unë jam njohur me masën dhe vendimin që ju keni caktuar ndaj meje dhe ju më keni thirrur për të më pyetur?
Më pas Tahiri ka bërë një arsyetim të gjatë për atë që sias tij nuk do të largohet nga vendi pasi ai është i interesuar të dalë e vërteta, duke këmbëngulur që ka udhëtuar me makina të ndryshme por jo me persona të inkriminuar.
Tahiri nder te tjera tha se nuk e vret në vetvete kjo mënyrë e bllokimit te pasaportes, por menyra se si është caktuar kjo mase pa patur ndonjë prove dhe bazë të fortë, por mbi bazën e disa bisedave të disa trafikantëve.
Tahiri në asnjë moment nuk dha shpjegime lidhur me përberjen e atyre bisedave telefonike që Habilajt flisnin për dhurata të majme që ka përfituar Tahiri apo familjare të tij./Panorama/a.m.