Kryeministri maqedon Zoran Zaev është pritur sot me një ceremoni shtetërore në Pogradec ndërsa shoqërohej nga kabineti qeveritar.
Në pamjet e publikuara nga homologu i tij shqiptar, Zaev dhe Rama përshëndesin trupën e nderit.
Mbledhja e dy qeverive pritet të zhvillohet sot dhe nesër në Pogradec. Më herët zyrtarisht janë publikuar edhe axhendat e takimeve. Ndërkohë pritet që të dy homologët të japin një konferencë të përbashkët në 16:30.