Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence do të zhvillojë një vizitë në Egjipt dhe në Izrael javën e ardhshme, pavarësisht manifestimeve, tensioneve diplomatike dhe anulimit të takimeve të parashikuara në rajon pas vendosjes së njëanshme dhe të kundërshtuar nga Donald Trump për të shpallur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit.
Këshilltarët e zëvendëspresidentit konfirmuan që Pence do të shkojë në Kajro dhe në Jeruzalem gjatë kësaj vizite pesëditore që do të fillojë të martën dhe do të përfshijë takime me drejtuesit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi, si dhe një fjalim para Knesset, Parlamenti izraelit.
Pence do të niset të martën për shkak të një votimi shumë të rëndësishëm në Kongres për reformën e taksave në SHBA./b.d