Deputeti i PS, Taulant Balla i ka kërkuar sërish prokurorisë të nisë hetim ndaj Bashës për aferën e lobimit 1 mln dollarë në SHBA. Balla deklaroi se sot Basha ndodhet në një nga vendet e krimit
“Sot Basha është në vendin ku është bërë pagesa 680 mijë dollarëve. Ç’kërkon Lulzimi në Edinburg, vendin ku është zyra qendrore e kompanisë e cila ka marrë pagesat. Sot kemi një vërtetim që Luli është gënjeshtarë, ku ai thotë se të gjitha pagesat e bëra janë depozituar në KQZ, ku kjo e fundit thotë që nuk janë të depozituara”, është shprehur Balla.
Gjithashtu Balla është shprehur se PD u detyrohet një shpjegim të paktën elektoratit të saj.
“PD ka paguar plot 875 mijë dollarë për lobin. Lobing bëjnë të gjithë, por nga dolën këto para. Partia Demokratike i detyrohet një shpjegim Shqiptarëve dhe elektoratit të saj”. tha Balla duke e mbyllur fjalën e tij.
Menjëherë pas deklaratës së Ballës, ka reaguar Oerd Bylykbashi, i cili theksoi se deklarimet e shpënzimeve politike bëhën në vitin pasardhës. Bylykbashi pyeti me ironi Ballën se pse PS nuk deklaron paratë që Habilajt financuan për fushatën zgjedhore.
“Lexojë ligjin dhe do të kuptosh më shumë. Ne kemi bërë deklarimin sipas ligjit në KQZ. Shpenzimet që bëhen për lobing apo për jetën politike të partive bëhen në vitin pasardhës. Balla tregoi injorancë ndaj ligjit. Deklaroni paratë që thonë Habilajt për financimin e fushatës së PS“, deklaroi Bylykbashi
javanews.al/a.ç