Ndërsa sa i përket kritereve të veçanta, kandidati duhet të ketë jo më pak se 3 vjet përvojë pune me organizatat e shoqërisë civile; Të mos jetë deklaruar përgjegjës për keqmenaxhimin e ndonjë personi juridik, me pasojë falimentimin e tij; Të ketë ekspertizë në grantdhënie ose në zbatim projektesh. Kandidati duhet të mbështetet nga të paktën 5 organizata jofitimprurëse (OJF) ose organizata të shoqërisë civile, që punojnë në të njëjtën fushë ekspertize ose në fusha të ngjashme. Një OJF ose organizatë e shoqërisë civile mund të mbështesë vetëm një kandidat.
Brenda 15 ditëve punë nga data e njoftimit, organizatat e shoqërisë civile duhet të paraqesin kandidatët përkatës, së bashku me dokumentet e nevojshme, përfshirë, kërkesën për aplikim; curriculum vitae; referencat dhe letrat mbështetëse nga 5 organizata jofitimprurëse; dokumente dhe deklarata të tjera provuese për vërtetimin e përmbushjes së kritereve të kandidimit, si më lart. Afati i dorëzimit të aplikimit, është deri më 4 janar 2018.
ma.me