Që prej 1 dhjetor 2017, edhe në Korçë, pas Durrësit, Tiranës, Fierit e Shkodrës po zbatohet receta elektronike. Kështu shprehet në rrjetin social Facebook, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Në statusin e tij, Beqaj thotë se çdo ditë lëshohen më shumë se 10 mijë receta elektronike, nga rreth 930 mjekë të cilët madje nënshkruajnë vetëm elektronikisht dhe ekzekutohen në rreth 660 farmaci.
“Lehtësi për pacientët, më pak ngarkesë burokratike për mjekët, më shumë siguri për farmacistët” – përfundon mesazhi i deputetit socialist teksa poston edhe grafikun e mësipërm.