Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut. ka reaguar me një status në Facebook ditën e sotme.
“Si sot, më 10 dhjetor 1948, u miratua Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, kushtetuta e parë universale në mbarë botën.
Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themel i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë; mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut çon drejt veprimeve barbare, që fyejnë ndërgjegjen njerëzore dhe krijimi i një bote në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, lirinë e besimit dhe lirinë nga frika dhe skamja është shpallur si aspirata më e lartë e çdo njeriu”, janë fjalët e para të këtij dokumenti thellësisht emancipues, të cilat edhe sot tingëllojnë aktuale dhe u kërkojnë ende shteteve dhe qeverive, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe vetë individëve të rikthejnë jo vetëm kujtesën por edhe vëmendjen dhe energjitë e tyre në respekt parimeve detyruese të saj,” shkruan Meta.
a.ç