Një 50-vjeçar me iniciale A.P. nga Berati është vënë në pranga së fundmi nga policia, pasi prej më shumë se një viti, kërcënonte mbesën e gruas së tij dhe shoqen e saj se do t’u publikonte një video me përmbajtje seksuale.
Nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike me numër privat, 50-vjeçari u thoshte vajzave se ai zotëronte një video ku ato shiheshin duke kryer marrëdhënie seksuale me pedagogët e tyre në dhomat e zhveshjes. Dy vahzat janë studente në Universitetin e Sporteve në Tiranë.
Pas disa telefonatave, njëra prej vajzave ka arritur ta identifikojë shtetasin A.P. dhe ka bërë së bashku me shoqen e saj kallëzimin në polici për bashkëshortin e hallës. Pas shqyrtimit të provave, Gjykata e Tiranës e ka shpallur 50-vjeçarin fajtor për akuzën e “përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”.
Ai është dënuar me një muaj burg, për t’u lënë më pas në shërbim prove për 2 muaj. Mësohet se shtetasi A.P. madje ka telefonuar edhe disa shoqe të mbesës së gruas e më pas ka kontaktuar shoqen e saj të dhomës, Gjatë komunikimeve me vajzat, ai ka shprehur dyshimet se ato punonin si prostituta në Tiranë./ abc