Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Vendimi i cili ishte marrë tashmë ëhstë njoftuar publilkisht nga presidenti Donald Trump përmes një konference për mediat. Ai tha se nuk po njeh një kryeqytet të Izraelit, por thjesht po njihet realiteti sipas tij.
“Jeruzalemi nuk është vetëm zemra e tre beismeve të mëdha, por zemra e një rpej dmeokracive më të suksesshme në botë. Në dekadat e kaluara Izraeli ka ndërtuar një vend ku njerëzit e gjithë feve janë të lirë të nderojnë fetë e tyre. Përgjatë gjithë këtyre viteve presidentët e SHBA kanë deklaruar se do ta njohin Jeruzalemin do ta njohin si kryeqytet. Në fakt ne jemi shmangur rreth asaj për njohjen e një kryeqyteti. Kjo nuk është asgjë veçse njohje e realitetit. Jam duke udhëzuar DASH të nisë përgatitjet për të lëvizur ambasadën nga Tel Avivi në Jeruzalem”, deklaroi Trump.
Më tej ai tha se “ne nuk po mbajmë një qëndrim pro njërës apo tjetrës palë. Të gjitha çështjet mes popujve do të zgjidhen mes tyre. Me vendimin e sotëm riafirmoj se administrata ime ka angazhim afatgjatë për paqen”.
Pas deklaratës Trump firmosi publikisht dekretin përmes të cilit Jeruzalemi njihet si kryeqytet i Izraelilt, çka i hap rrugën zhvendosjes së ambasadës në qytetin e shenjtë.
Ky vendim nuk ëhstë pritur mirë as nga aleatët e SHBA-së dhe bota arabe. Të gjithë njëzëri e kanë cilësuar vendimin si mjaft të rrezikshëm për procesin e paqes me izraelitave dhe palestinezëve. Edhe presidenti i Autoritetit Palestinez ka reaguar ashpër ndërsa zërave kundër këtij vendimi sot iu bashkua edhe papa Françesku. “Lutem që kjo mos të ndodhë”, deklaroi Papa.
/JavaNews