Familja e një të moshuare ka marrë një pagë prej 45,000 paund, pasi 81-vjeçarja u mbajt gjallë kundër vullnetit të saj.
Brenda Grant la një “testament” ku deklaronte se kishte frikë nga një vdekje pa dinjitet, më shumë se vetë vdekja pasi kishte parë nënën e saj të vuante nga një sëmundje mendore.
Sipas BBC, Grant kishte lëshuar një direktivë paraprake ku thoshte se nëse ajo sëmurej mendërisht ose vuante nga disa sëmundje, ajo nuk duhet të merrte trajtim për të zgjatur jetën e saj.
Ajo gjithashtu konfirmonte se nuk duhej t’i jepej ushqim, por që simptomat shqetësuese duhet të kontrollohen për t’i lehtësuar asaj dhimbjet edhe pse medikamentet mund t’i shkurtonin jetën.
Në tetor 2012, Grant pësoi një goditje që e la të paaftë për të ecur, folur ose të hante.
Pasi kaloi afërsisht tre muaj në spitalin George Eliot ajo ishte e pajisur me një tub në stomak në mënyrë që ajo të mund të ushqehej.
Sapo u dërgua në një azil pleqsh, Grant u përpoq të hiqte tubat në krah, duke bërë që stafi t’i lidhte asaj duart.
Grant nuk u tregoi fëmijëve të saj për deklaratën që kishte lënë.
Në një takim me mjekët e spitalit, mjeku i saj pastaj argumentoi së bashku me familjen e zonjës Grant se vullneti i saj i gjallë duhej të respektohej.
Tubat u hoqën dhe ajo vdiq disa ditë më vonë më 4 gusht 2014.
a.ç