Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas aksionit në të cilin u arrestuan dy punonjës policie, të akuzuar për trafikimin e 2.5 tonëve kanabis në Itali. Nga selia blu, Alibeaj deklaroi se krimi ka prekur shkallët e larta të shtetit.
Në emër të opozitës ai ka ripërsëritur thirrjet për qeveri anti-mafia, pasi sipas tij krimi nuk mund të luftohet nga kabineti aktual.
“Kjo qeveri nuk jep garanci se do të luftojë krimin. Përfshirja e policisë me trafikun e drogës tregon se nuk ka shpresë. Saimir Tahiri i zhytur në vorbullën kriminale. Ai po bën vetë policin, prokurorin dhe Gjykatësin. Ky potencial nuk mund të luftohet nga Edi Rama. Sot duhet krijuar një qeveri antimafja. Duke filluar nga largimi një orë e më parë Edi Rama”, deklaron Alibeaj. /a.m.