Policia e Kukësit njofton se tre shtetas janë prangosur pasi dyshohen se tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.
Në njoftimin e saj, blutë e qytetit verior bëjnë të ditur se të ndaluarit tentuan kalimin përmes Morinës.
Ja njoftimi i plotë:
Më datë 04.12.2017, Specialistët e Policisë Kufitare Morinë, arrestuan në flagrancë shtetasit:
-B.K, 37 vjeç , banues në Durrës.
– B.O., 15 vjeç, banues në Kukës.
– R.K, 22 vjeç, banues në Kukës.
Arrestimi i shtetasve B.K, dhe B.O., u bë pasi kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet PKK Morinë, me dokumente të falsifikuara.
Ndërsa arrestimi i shtetasit R.K, u bë pasi ka tentuar të ndihmojë shtetasit e lartëpërmendur të kalojnë në mënyrë të jashtëligjshme kufirin, duke paraqitur dokumente të falsifikuara.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” , parashikuar nga nenet 189 dhe 298 të Kodit Penal.