Prefekti i Qarkut të Durrësit, Roland Nasto, ka deklaruar se janë të gjitha kapacitetet për të dëmshpërblyer të përmbyturit. Në një lidhje për Report Tv, Prefekti Nasto tha se situata është drejt normalizimit në këtë qark, duke shtuar se më problematike situata ishte në Fushë-Krujë.
“Janë të gjitha kapacitetet për të dëmshpërblyer të përmbyturit”, tha Nasto.
Si paraqitet situata?
E normalizuar në gjithë Qarkun e Durrësit, duke filluar nga qyteti, gjithçka është drejt normalizimit. Kemi kaluar në fazën e dytë, atë të vlerësimit të dëmeve dhe në përfundim të të gjitha dëmeve të shkaktuara.
Problematika më e theksuar?
Ka qenë kryesisht në qytetin e Fushë Krujës, por nga vlerësimi i dëmeve janë kryesisht 6 ura në qark problem, 2 në Bashkinë e Krujës dhe 4 në Bashkinë e Shijakut. Do marrim masat e duhura, do bëjmë pyllëzimet e duhura dhe investimet e duhura. Në pikat e nxehta dhe kritike, familjet menjëherë do kalojnë të bëjnë sigurimin e shtëpive, mjeteve që kanë në përdorim, që edhe nëse ndodh ndonjë emergjencë shtëpitë dhe njerëzit të jenë të siguruar.
Ndërkohë, në orët e paradites së sotme, qyteti i Durrësit u përfshi nga mot i keq, me shi dhe breshër.
http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/prefekti-i-durresitshperblejme-te-permbyturitkemi-kapacitetet-457141.html
ma.me