Rreth dy javë pasi i vodhi kushëririt të tij kartat e kreditit dhe më pas i mori paratë në bankomat, Klevis Veizaj ka përfunduar në pranga.
23-vjeçari nga fshati Usojë i Mallakastrës, sipas policisë, më 17 Nëntor i vodhi në shtëpi 3 karta kushëririt të tij 25 – vjeçar F.V dhe më pas i përdori për të marrë një sasi parash nga llogaritë e tij bankare.
Ai ishte shpallur në kërkim nga policia, më urdhër të prokurorisë së Fierit dhe u ndaluar këtë të hënë
a.ç