Forcat e Armatosura nisin operacion prane ures se Mifolit. Me varka dhe me ndihmen e helikoptereve nga ajri jane ne ndihme te banoreve qe duhet te evakuohen pas permbytjeve. Ja disa nga pamjet e ketij operacioni.
Probleme me rrugen lidhese te 6 fshatrave
Situata vijon të jetë e rënduar në 6 fshatra të qytetit të Vlorës pas reshjeve të dendura që kanë shkaktuar përmbytje. “Situata është përkeqësuar. Mjetet e vogla nuk mund të kalojnë. Ka shumë familje që po kërkojnë ndihmë. Policia Kufitare, e Rendit dhe Ushtria janë në gadishmëri për të dhënë ndihmën e tyre për qytetarët e prekur”- rapoton BW.