Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar sot për inspektim në fshatin Bilaj në Fushë Krujë. Basha ka deklaruar se do të inspektojë të gjithë zonën, ndërsa është takuar edhe banorë të fshatit për të mësuar më tej rreth gjendjes së tyre.
Fushë-Kruja ka qenë tek zonat më të prekuara nga përmbytjet, ku e gjithë zona u vu nën “pushtetin” e ujit. Fshatra të shumtë u përmbytën, ndërsa pasojet e saj janë gati katastrofike për banorët. /MA.ME