Për shkak të motit të keq në të gjithë vendin që ka sjellë përmbytje në çdo cep të Shqipërisë, pritej që ndeshjet e fundjavës të kampionateve të futbollit të shtyheshin. Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e FSHF-së, pritet të ndodh në orët në vazhdim, disa klube kanë filluar të lajmërohen një e nga një.
Korabi i Kategorisë së parë dhe Maliqi i Kategorisë së dytë kanë bërë me dije nëpërmjet rrjeteve sociale se ndeshjet e fundjavës janë shtyre për në datën 10 dhjetor. Edhe futbolli i moshave për të njëjtën arsyer nuk do të luhet në fundjavë, ndërsa Superiorja me gjasë do të këtë të njëjtin fat.