Slobodan Praljak, i cili u vetëvra nga helmimi pas vendimit të gjykatës së Hagës, ka lënë një letër lamtumire pas tij, shkruan “Večernji list”.
Sipas këtij mediumi një letër lamtumire u gjet në shtëpinë e familjes së Praljakut në Zagreb, në të cilën ai kishte dëshirën e tij të fundit.
Letra u vulos me një shënim për të hapur në rast të vdekjes së tij dhe u shkrua dy vjet më parë, transmeton Indeksonline.“Unë nuk dua që të kem një varr, dua të me digjni dhe hirin tim ta dërgoni në Mirogoj (Vend ku janë të varrosur dëshmoret e ushtrisë kroate)”, thuhet pjesërisht në letrën e zbuluar të cilën ai e shkroi vetë.
Praljak, i cili ishte shefi i Shtabit të Këshillit Kroat të Mbrojtjes (HVO), u dënua me 20 vjet burg, pas të cilës ai u ngrit, tha se ai e hodhi poshtë vendimin e gjykatës së Hagës duke pirë më pas helm nga një gotë e vogël që mbante në gjepin e tij.
“Slobodan Praljak nuk është një kriminel lufte, por më vjen keq që duhet të hedh poshtë vendimin tuaj”, ishin fjalët e fundit të gjeneral Praljak. (b.an)