Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi i ka ftuar të gjithë serbët që kanë shkuar, të kthehen në Kosovë.”Do të bëjmë ç’është e mundur nga ne që t’i vendosim e t’i integrojmë në shoqërinë kosovare”, ka porositur Thaçi.
Ai ka thënë se ftesa që kryetari serb Aleksandar Vuçiq të vizitojë Kosovën, është gjithmonë e hapur.“Unë nuk kam marrë ftesë ta vizitoj Beogradin, por jam i gatshëm të vij në Beograd kur të më arrijë ftesa.
Nëse takohemi nëpër kryeqytete të botës, pse të mos takohemi në kryeqytetet e dy shteteve tona, në Prishtinë ose në Beograd”, ka thënë ai në një bisedë për portalin e Beogradit remarker, transmeton Koha.net.Thaçi ka thënë se nga nënkryetari amerikan Micheal Pence ka marrë konfirmimin se Amerika më aktivisht do të përfshihet në dialogun Prishtinës me Beogradin.
” Në përputhje me ligjet e Kosovës, aty është edhe detyrimi ndërkombëtar që e kemi marrë në Bruksel.Duke folur për formimin e Gjykatës Speciale, ai ka theksuar se ky ka qenë hap i papopullarizuar në Kosovë.”Porse, për ta ruajtur partneritetin me NATO, BE e SHBA, unë e kam nisur dhe kam votuar që ajo të votohet në Kuvend. Kosova i ka plotësuar detyrimet e veta dhe koha është që politika të eliminohet nga ky proces.Politikisht e kam paguar çmimin e këtij vendimi, por mendoj se ky ka qenë i vetmi i drejtë”, ka vlerësuar Thaçi, përcjell Koha.net.
Ai akuzat për trafikim organesh njerëzore gjatë luftës në Kosovë i ka quajtur fantastikë shkencore.”Këto akuza janë fantastikë shkencore, ajo nuk ka ndodhur kurrë. Ajo ka qenë një gënjeshtër e pacipë dhe e tmerrshme, lajm i fabrikuar dhe i menduar për të tërhequr vëmendje”, ka thënë Thaçi.
Në pyetjen si e komenton faktin se liderët e Serbisë marrëveshjet e nënshkruara në gjatë negociatave të Brukselit i interpretojnë fitore, Thaçi ka thënë se kjo nuk është e pazakonshme për liderët serbë që ta festojnë disfatën.
“Kështu bënte edhe Milosheviqi në vitin 1999 kur trupat serbe tërhiqeshin nga Kosova e këtë ai e kremtonte si fitore. Ivica Daçiq në një mënyrë është nga po ajo shkollë dhe natyrisht se çdo gjë e paraqet si fitore. E realiteti është se Kosova është e pavarur e sovrane mu sikur Serbia dhe ne takohemi e bisedojmë si dy shtete sovrane e të barabarta”, ka thënë Thaçi. (b.an)