Situata e motit ka alarmuar institucionet shtetërore në vend të cilat janë duke bërë rifersikimin e situatës moment pas momenti.
Deri më tani mësohen të dhënat jepen mbi situatën e rrugëve, atë energjetike, kaskadën e Drinit si dhe infrastrukturën e kullimit.
Të dhënat e KESH
KESH bëri me dije të dhënat e tij të orës 14 të ditës së dotme (30 nëntor). Konkretisht këto të dhëna janë si mëposhtë:
FIERZA :Kuota, 268.45 m; Prodhimi =0 MW; Prurjet =400m3/s.
KOMANI : Kuota 172.80 m,Prurjet =1200m3/s; P=430 MW.
V.Dejes ,kuota 73.81 m, prurjet 160m3/s, P=60 MW
Raportimi i OSHEE probleme me energjinë elektrike sipas rajoneve (13:45)
Rajoni Tiranë
Ibë, Zall Bastar, Mullet dhe Pezë
Shijak
Katund Sukth dhe Katund i Ri, Harizaj, Cikalleshi, etj
Gramsh
Tunjë dhe Kodovjat
Rajoni Berat
Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lepan, Leshnje, Gjorgove, ish-komuna Terpan, Torozhan, ish-komuna Velabisht, Saver, Gorre, Pirre, etj
Rajoni Korçë
Trebinjë, Vithkuq dhe Ploçisht
Rajoni Fier
Zhupan, Drizë dhe Patos
Rajoni Vlorë
Amonic, Kasaj, Fushë-Gumenicë, Dukat, Tërbac, Fitore, Bishan, Tragjasë, Nartë, Zvërnec, Sevastër, Lepenic, Vranisht, lagjet “Kushtrime”, “28 Maj”, “28 Nëntori, zona pranë Kinoteatrit, Rradhimë, etj.
Rajoni Gjirokastër
Memaliaj, Kosinë, Piskovë, Suke dhe Dropull
Rajoni Shkodër
Kelmend, Bajzë, Zagor, Rrethina në Shkoder, Plazh Velipojë, Dajç, Dobraç, Vau i Dejës, Koman, Postribë, Kaçinar, Guri Zi, Gjadër, Kallmet, Shëngjin, Iballë dhe
Zejmen.
Rajoni Burrel
Cerrujë, Krastë, Rubik, Klos, Skurraj
Rajoni Kukes
Kërnajë, Begaj, Myhejan, Bicaj, Bushtricë, Topojan, Shishtavec, Vlahen, Kishaj, Pogaj, etj.
Infrastruktura e kullimit, Ministria e Bujqesise
Ministria e Bujqësisë nga ana tjetër informoi se deri më tani ora 11:30 nuk kemi ndonjë situatë problematike.
“Aktualisht të gjithë hidrovoret janë në gatishmëri dhe qysh nga dita e djeshme janë futur në punë (me regjime të ndryshme) për të mbajtur nivele sa më të ulta të ujit për ti paraprirë përballimit të prurjeve të mëdha, që mund të krijohen nga reshjet intensive në orët në vijim.
Ekskavatorët e Drejtorive të Ujitjes dhe të Kullimit Lezhë, Fier, Durrës dhe Korçë po mbahen në gatishmëri për të mundësuar ndërhyrjet në rast të situatave emergjente.
Stafet teknikë të këtyre drejtorive po monitorojnë në terren situatën sidomos argjinaturat mbrojtëse të lumenjve.
Gjithashtu janë mbajtur kontakte me OSHEE për furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike të hidrovoreve” thuhet në reagimin e Ministrisë.
Situata në akset kombëtare
Tiranë
Ka reshje shiu, por deri tani nuk ka problem. Qarkullimi është normal ne te gjithë akset e qarkut. Kontraktoret janë ne gatishmëri për çdo situate qe mund te paraqitet. Rekomandohen përdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore dhe te levizin me shpejtesi te reduktuar, per shkak te lageshtise.
Durrës
Ka rreshje shiu, por deri tani nuk ka problem. Qarkullimi është normal ne te gjithë akset e qarkut. Qarkullimi eshte normal ne te gjithe akset e qarkut. Kontraktoret jane ne gadishmeri per cdo situate qe mund te paraqitet. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore dhe te levizin me shpejtesi te reduktuar, per shkak te lageshtise.
Elbasan
Deri ne keto momente, nuk raportohen probleme ne akset e ketij Qarku. Kontraktoret jane ne gadishmeri per cdo situate qe mund te krijohet, sidomos ne zonat problematike per renien e materialeve ne rruge. Rekomandohen perdoruesit e rruges te levizin me shpejtesi te reduktuar dhe te respektojne sinjalistiken rrugore, per shkak te lageshtise. Kujdes te tregohet ne zonat ku ka mundesi te renies se materialeve ne rruge.
Berat
Ka rreshje shiu. Nuk ka probleme ne akset e ketij Qarku. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore dhe te levizin me shpejtesi te reduktuar, per shkak te lageshtise ne rruge.
Vlorë
Ka rreshje shiu. Deri tani nuk raportohet per probleme ne akse. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore dhe te levizin me shpejtesi te reduktuar per shkak te lageshtise.
Gjirokastër
Ka rreshje shiu. Nuk raportohet per probleme ne akset e këtij qarku. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore dhe te levizin me shpejtesi te reduktuar, per shkak te lageshtise.
Korçë
Ka rreshjke shiu. Kontraktoret jane ne gadishmeri per cdo situate. Rekomandohen perdoruesit e rruges te levizin me shpejtesi te reduktuar, per shkak te pranise se lageshtise.
Fier
Nuk ka probleme ne akse. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.
Lezhë
Nuk ka probleme ne akse. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore dhe te levizin me shpejtesi te reduktuar per shkak te lageshtise.
Kukës
Nuk ka probleme ne akset e ketij Qarku. Kontraktoret jane ne gadishmeri per cdo situate qe mund te paraqitet.Rekomandohen perdoruesit e rruges te levizin me kujdes, per shkak te lageshtise ne rruge.
Dibër
Nuk ka probleme ne akset rrugore te ketij Qarku. Kontraktoret jane ne gadishmeri per cdo situate qe mund te paraqitet. Rekomandohen perdoruesit e rruges te levizin me shpejtesi te reduktuar, per shkak te lageshtise.
Shkodër
Nuk ka probleme ne akset rrugore te ketij Qarku. Kontraktoret jane ne gadishmeri per cdo situate qe mund te paraqitet. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore dhe te levizin me shpejtesi te reduktuar, per shkak te lageshtise.