Policia e Dibrësa njofton se gjatë ditës së djeshme efektivët e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë marrë njoftim se dy persona po tentonin të vidhnin antenën e një kompanie celulare.
Menjëherë është organizuar puna ku falë veprimeve të shpejta u arrestuan në flagrancë shtetasit :
Edison Muça, 23 vjeç, banues në fshatin Kandër, Dibër
Rafael Muça, 28 vjeç, banues në fshatin Kandër, Dibër. (vëllezër)
Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga efektivët e Komisariatit të Policisë Dibër, duke vjedhur naftë në depozitën e antenës së një Kompanie të Lëvizëshme Celulare, në fshatin Sinë, Arras.
Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
-Një automjet tip “Kamionçinë”,
-5 (pesë) bidona të mbushur me naftë
-sende të ndryshme që janë përdorur nga autorët si levë, çelës, tuba plastikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së parë Dibër për veprën penale “Vjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2, i Kodit Penal. /b.d