Fatime Sinanaj, 30 vjeçarja e lindur në Amerikë por me origjinë nga Kosova, është bërë shpejt pjesë e Showbizzit në atë vend, pasi ka arritur të guxojë e të bëjë shumë sakrifica për ‘tu bërë e famshme.
Tani atë e thërrasin Mya dhe ka një ngjashmëri të madhe me Kim Kardiashian. Asaj i pëlqen ky krahasim madje ka thënë se ka bërë disa ndërhyrje kirurgjikale për t’i ngjarë asaj. Por Kimi nuk do të ishte dakord aspak me këtë krahasim, pasi në media shkruhet se Mya i ka marrë burrin sex bombës amerikane.
Basketbollisti Kris Humphries, ish-bashkëshorti i Kim ka patur një romancë me Myan tre ditë pas divorcit. Dhe mediat amerikanë shkruan se martesa e Kimit ka dështuar pikërisht në saj të shqiptares, edhe shtojnë se romanca mes tyre ka nisur pak pas martesës.
Sinanaj në një intervistë është shprehur në “Hollywood Life” se Kimi është mjaft xheloze. 30 vjecarja ka dhe video të shumta pornografike dhe është lakuar gjatë ne media për karrierën si pornostare.