Chelsea ka vazhduar formën e mirë në Premier Ligë.
Skuadra e Antnonio Contes arkëtoi pikët e plota në përballjen ndaj Swansea në kuadër të javës së 14 në Premier Ligë, raporton Koha.net.
Në pjesën e parë asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, por në pjesën e dytë një gjë të tillë e arriti Chelsea.
Ishte mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger që çoi topin në rrjetën e kundërshtarit kur po zhvillohej minuta e 55.Pas kësaj fitore Chelsea mban vendin e tretë me 29 pikë, përderisa Swansea në vendin e parafundit ka vetëm 9 pikë. (b.an)