Një 82-vjeçare nga Tirana ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ka rënë nga kati i 5 i pallatit.
Sipas njoftimit të Policisë, më datë 26.11.2017, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka rënë nga kati i pestë i pallatit dhe si pasojë ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital shtetasja Z.Z., 82 vjeçe, banuese në Tiranë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim./a.m.