Ambasada Amerikane ka publikuar kriteret për bursë studimi në SHBA, si pjesë e programit Global UGRAD.
Programi Global UGRAD është një program i financuar nga Departamentit i Shtetit. i cili jep bursa për studentë të nivelit universitar në 55 vende të botës. Studentët caktohen në kolegje dhe universitete në të gjithë Amerikën, ku marrin pjesë në një semestër të nivelit parauniversitar pa diplomë.
“Bursa mbulon udhëtimin, shkollimin, dhomën, siguracionin për aksidente/sëmundje, një pagesë të vogël mujore, dhe shpenzime për libra. Pjesëmarrësit jetojnë në konvikt me bashkëmoshatarët e tyre amerikanë ose në banesa me familje amerikane. Global UGRAD është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t’i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan. Të gjithë studentëve u kërkohet të marrin pjesë vullnetarisht në aktivitetet e shërbimit komunitar, si dhe të marrin pjesë në aktivitete të zhvillimit profesional si pjesë e programit Global UGRAD. Studentët largohen nga Amerika me idenë për t’u bërë udhëheqës në profesionet dhe komunitetet ku jetojnë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Studentët që kanë mbaruar programin Global UGRAD mund të aplikojnë për programin Fulbright, të përfitojnë specializime të rëndësishme ndërkombëtare, dhe të punojnë në biznese ose administratë në vendet e tyre. “Konkurrenca për programin është shumë e lartë dhe në bazë merite. Finalistët do të përzgjidhen në bazë të rezultateve akademike, aftësive drejtuese, dhe përgatitjes së tyre për të studiuar në Shtetet e Bashkuara”.
FUSHAT E STUDIMIT
Global UGRAD është i hapur për të gjitha fushat e studimit.
KËRKESAT PËR KUALIFIKIM
Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që është:
Mbi 18 vjeç
Shtetas shqiptar, aktualisht rezident në këtë shtet
Të ketë mbaruar vitin e parë të universitetit përpara se të fillojnë programin Global UGRAD
I regjistruar si student në çdo universitet të akredituar, publik ose privat, dhe ka të paktën një semestër për të kryer në vendin e tij në përfundim të programit Global UGRAD; Programi Global UGRAD nuk mund të konsiderohet si semestër përmbyllës për një student universiteti.
Njohuri të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (Një program trajnimi për përmirësimin e gjuhën angleze, mundësohet për disa finalistë); të aftë për të filluar studimet në Shtetet e Bashkuara në Gusht 2018 ose Janar 2019 (kandidatët e zgjedhur nuk mund të fillojnë me vonë se këto data)
Të ligjshëm për t’u pajisur me vizën amerikane për studentë (J-1) që nevojitet për këtë program
Të ndërgjegjshëm për t’u kthyer në vendin e tyre pas përfundimit të programit
JO TË KUALIFIKUESHËM
Personat në kushtet e mëposhtme nuk kualifikohen për programin Global UGRAD
Qytetarë amerikanë dhe banues të përhershëm në Shtetet e Bashkuara
Personat që aktualisht studiojnë, jetojnë, ose punojnë jashtë vendit të tyre
Punonjës vendas të misioneve amerikane të cilët punojnë për Departamentin e Shtetit dhe/ose për Agjencinë Ndërkombëtare të Zhvillimit (USAID); punonjësit janë gjithashtu të pakualifikuar për një vit pas mbarimit të kontratës së punës;
UDHËZIME PËR APLIKIMIN
Një aplikim i plotë duhet të përmbajë:
Aplikimin
Një ese
Kopje të pasaportës biometrike ose kartës së identitetit
Listë zyrtare të notave të universitetit (të noterizuara)
Dy letra reference (të shkruara në anglisht). Një referencë duhet të jetë akademike dhe e shkruar nga një pedagog ose asistent pedagog nga fusha kryesore e studimit. Referenca e dytë mund të jetë jo akademike e cila ka të bëjë me jetën ose punën e kandidatit.
Ekuivalentim i notave sipas sistemit amerikan të vlerësimit
Aftësia në gjuhën angleze
Nuk kërkohet të jepet testi i TOEFL gjatë kohës së aplikimit. Kandidatëve të përzgjedhur do t’u kërkohet të japin testin zyrtar të TOEFL. Programi do të mbulojë shpenzimet e testit zyrtar.
UDHËZIMET E APLIKIMIT
Udhëzimet hap pas hapi për të plotësuar aplikimin do t’i gjeni këtu (PDF 791 KB).
Për tu regjistruar për programin Global UGRAD dhe për të plotësuar aplikimin përdorni Google Chrome dhe Mozilla Firefox. Nuk rekomandojmë të përdoret telefon celular ose Internet Explorer.
Kërkohet që kandidatët e interesuar TË APLIKOJNË ONLINE!
Nxitoni! Afati i fundit është 31 Dhjetor, 2017 ora 11:00PM (ora shqiptare).
Mos përdorni shkronja të veçanta/pikësime. Sistemi njeh vetëm alfabetin anglez.
Shiheni me kujdes dhe njëherë aplikimin! Klikoni “dërgo” vetëm nëse jeni 100% të sigurt për ta bërë. Deri në këtë moment klikoni “ruaj”
Procesi i regjistrimit kërkon konfirmim të llogarisë tuaj. Do të merrni një e-mail me udhëzime dhe një link për tu regjistruar.
Regjistrohuni këtu.
Përzgjidhni aplikimin Global UGRAD 2018 dhe klikoni “regjistrohu”
Klikoni: Plotësoni aplikimin online
Për pyetje të tjera ju lutemi shkruani në: Cu***********************@st***.gov