Nje vizite per t’u mbajtur mend nga shqiptaret e Medvegjes, teksa kane takuar por dhe kane degjuar dhe pare live presidentin e Shqiperise te kendoje kenge dhe ti bjere çiftelise nga zona e tyre.
Presidenti i Ilir Meta ishte sot i pranishëm në Medvegjë ku u prit nga dhjetëra qytetarë.
Në mbrëmje, kreu i shtetit shqiptar, u ulur në një tryezë me përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve dhe disa rapsodë, duke iu bashkuar atyre nën tingujt e bukur të çiftelisë.
Në tavolinë, Meta na ka njohur edhe me një “talent” të tij, atë në muzikë. Presidenti nuk ka ngurruar aspak të provojë t’i bjerë çiftelisë e të këndojë.
Video është postuar nga gazetari Idro Seferi i cili shkruan: Leksion me çifteli rapsodi nga Skrapari, Ilir Meta. /b.d