Në opinionin publik janë ende të freskëta thirrjet e Lulzim Bashës se zgjedhjet e Qershorit të 2017 u blenë me para të pisëta. Aq shumë i përsëriste Lulzim Basha akuzat e tij se Shqipëria po kthehej në lavatriçe të parave, origjina e të cilave nuk dihej, sa është vështirë të mos i kujtosh, sot që Bashës i plasi fishekzjarri i parave të pisëta në dorë.
Agjencia investigative BIRN Albania zbuloi shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për peridhën mars- qershor kapin që kapin e vlerën e 825 mijë USD.
Shifra në fjalë është më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ për shpenzimet elektorale.
Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD.
Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit.
Basha, ai që vinte gishtin mbi Ramën nga çadra e protestës se me para të padeklaruara po blinte zyrtarët e huaj, rezulton po i njëjti që ka mashtruar KQZ, ka shkelur ligjin dhe blerë mbështetjen e të “huajve” me para që nuk i dihet origjina.
Ishte Basha ai që deklaronte se Rama harxhoi miliona dollarë për tu lavdëruar në mediat e huaja dhe po Basha, që sipas të dhënave të BIRN, përmes kompanisë lobuese bleu një intervistë në portalin e “Breitbart News”.
Ishte po Basha ai që çirrej nga çadra me bindjen se heshtja e Ramës, ishte shenjë e inkriminimit dhe po Basha, ai që prej dy ditësh hesht para fakteve të BIRN. lexo.al