Nga Mero Baze
Kryeprokurori I Shqipërisë përfundon mandatin e tij të rregulltë, në javën e parë të Dhjetorit dhe Kushtetuta në nenin 109 të saj, ka parashikuar në mënyrë të qartë përmes dispozitave kalimtare, se në rast se kryeprokurorit aktual, I mbaron mandati, para se të krijohet Këshilli I Lart I Prokurorisë, (KLP), atëhere zgjidhet një prokuror I përkohshëm, me vendim të parlamentit, me shumicë të thjeshtë votash, dhe që duhet të plotësoj kushtet dhe kriteret e kreut të IV, të po këtij ligji.
Këtu nuk ka debat ligjor. Nuk ka as shqetësim ndërkombëtar për këtë çështje, përkundrazi ka vemendje ndërkombëtare, se mos divijohet nga kjo rrugë ligjore.
I vetmi shqetësim mbetet ai I opozitës, e cila ka një mobilizim politik për të krijuar një situatë “emergjente” për kryprokuror, duke e marr vet këtë rol.
Ka së paku dy ditë, që opozita flet për fakte sekrete, për dosje “EULEKSI” ( Dikush duhet tu thotë se EULEKS është Misioni për ndihmë ligjore I BE në Kosovë të cilit dhe atje I ka mbaruar mandati) dhe për përgjime të Edi Ramës, të cilat do bëhen këto ditë publike, por puna është që nuk duhet të heqim kryeprokurorin.
Pra e gjithë tymnaja , duke keqpërdorur dhe emisionet televizive dhe ca çupa që rrijnë në zyrë të Llalës, deri në vulagritet, po përpiqet të krijoj nevojën urgjente që ka vendi që të mos ik Adriatik Llalla, pasi prokurori I ri më 8 Dhejtor, do ti zhduk këto fakte.
Kjo qasje qesharake e opozitës për të ngritur një çështje politike si zëvendësimi I kryeprokurorit, e bën dhe më urgjente zgjedhjen e një kryepokrori të ri.
E bën pik së pari, pasi nëse vërtet ka fakte të tilla, që I ka opozita dhe nuk I ka Adriatik Llalla, atëhere duhet shkakruar që sot Adriatik Llalla dhe duhet ndjekur penalisht për mosveprim. Nëse I ka dhe vërtet ja ka dhënë opozitës para se t’ia jap drejtësisë, po ashtu duhet të ndiqet penalisht. Pra mënyra se si opozita po kërkon ta bëj të nevojshëm Adriatik Llallën, bile të pazëvendësueshëm, është mënrya më e gabuar, pasi po e bën më të domosdoshme ikjene tij, nëse ato që thonë janë të vërteta.
Nga ana tjetër nëse e gjithë kjo lëvizje, nuk bëhet vetëm për të shpëtuar Adriatik Lallën, por dhe për të dërrmuar autoritetin e prokurorit të ri, atëhere edhe më keq për opozitën. Nëse një opozitë vërtet mendon se mund të shkatërroj kundërshtarët me fakte sekrete, atëhere ajo duhet të mbështes prokurorinë që ta bëj atë. Se qytetari digital për shqiptarët sjell më shpejt në mendje “Mister Bin”-in dhe I bën për të qeshur, se sa ndonjë figurë kryepkrurori që heton krimin.
Kështu që e gjithë kjo zallamahi, që ngjan si kujë për një kryeprokuror që po ikën dhe si një mallkim për një tjetër që po vjen, nuk ka të bëj me kryeprokurorin si institucion, por forcon akuzën, se kjo opozitë ka keqpërdorur këtë kryeprokurorë në detyrë dhe po vajton fundin e këtij keqpërdorimi. Dhe për këtë shpreson se duke rritur tonet dhe shpikjet e qytetarit digital këto dy javë, do bëj të ndjehemi të gjithë keq për këtë kryeprokuror.
Akoma më keq duan të bëjnë që “boshllëku” që do të lërë ikja e Llallës, të mbushet me prezencat e tyre në konferencë shtypi.
Në fakt e vetmja gjë po bëjnë, është se po na kujtojnë që kryeprokurori ka munguar në këtë vend dhe po mungon dhe dje e sot, pas deklaratave të tyre të papërgjegjshme në publik, të cilat në çdo shtet normal, duhet të merrnin një përgjigje nga kryeprokurori. Që në këtë vend, ka pes vjetë që mungon!