1995-Pas tre javë bisedimesh, në bazën ushtarake të Raj Peterson në qytetin e Dejtonit në SHBA, presidentët e Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë, Franjo Tugjman, Alija Izetbegoviç dhe Sllobodan Millosheviç, nënshkruan një marrëveshje paqeje që përfundoi luftën në Bosnjë.
1694-Lindi filozofi francez, shkrimtari dhe historiani Francois Marie Arouet, i njohur si Voltaire, një nga mendimtarët më të rëndësishëm të Iluminizmit Europian në shekullin e 18-të (“Kandid”, “Ese mbi zakonet dhe shpirtin e kombit”, ” Letra Filozofike “,” Metafizika”).
1806 Për të thyer ekonomikisht kundërshtarin, Napoleon Bonaparte (Bonaparte) publikoi Dekretin e Berlinit për bllokadën e Britanisë së Madhe, ku përfshihej ndalimi i anijeve britanike në të gjitha portet evropiane.
1877 Tomas Edison publikoi shpikjen e fonografit. (b.an)