Mbrojtësi i Besiktasit, Pepe, e ka ftuar Cristiano Ronaldon t’i bashkohet atij në klubin turk.
“Nëse do të ishte e mundur që një gjë e tillë të ndodhte, natyrisht se do të doja që Cristiano Ronaldo t’i bashkohet Besiktasit”, ka thënë Pepe për televizionin e klubit, transmeton Express.
Pepe e ka bërë ish-bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldon, cakun më të fundit të klubit turk në rrjetin social Twitter, duke përdorur hashtagun #ComeToBesiktas (Eja në Besiktas). #ComeToBesiktas është sensacioni i klubit turk në Tëitter, përgatiti Express. (b.an)