Vdekja e kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo, ka sjellë reagime të shumta.
Në një prej tyre, Leonard Olli tregon një bisedë që ka bërë me Lalon, gjatë homazheve për vdekjen e këngëtarit Françesk Radi, shkruan Tema.
“Maestro Lalen e takova pak muaj me pare ne homazhet e kengetarit Francesk Radi.
Me ironine e tij therese me tha: Si ka ardh puna duhet te vdesim qe te kujtohet dikush per ne artistet.
Me dhembi ne shpirt kjo e vertete e hidhur. Lamtumire mjeshter, u prehsh ne paqe! Ngushellime nga zemra familjareve, kolegeve e miqeve te tij”, shkruan Olli. /b.d