Presidenti i Republikës, Ilir Meta nis sot një vizitë zyrtare dy ditore në Republikën e Maqedonisë.
Gjatë kësaj vizite, kreu i shtetit do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, Kryeministri Zoran Zaev, si dhe me liderët e partive parlamentare maqedonase.
Gjithashtu, Presidenti Meta do të vizitojë edhe Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir./a.ç