Icardi ka treguar veten se cili është. Interi ka mposhtur Atalantan 2 me 0 duke shfrytëzuar humbjen e Juventusit nga Sampdoria.
Falë dy golave të Mauro Icardit, Interi fitoi ndaj Atalantas të Etrit Berishës si dhe ka dalë në pozitën e dytë në tabelë.
Me 33 pikë të mbledhura pas 13 ndeshjeve, Interi ka vetëm dy pikë më pak se Napoli që prin. Juve është në vendin e tretë me 31 pikë. (b.an)