Një 13-vjeçare nga Kruja ëhstë zhdukur prej ditës së djeshme. Familjarët kanë bërë denoncim në polici e cila ka nisur veprimet për gjetjen e minorenes.
Sipas policisë, shtetasja me inicialet D.P. pasi ka mbaruar mësimin, nuk është kthyer në banesë gjatë orëve të drekës. Fillimisht familjarët janë interesuar te shoqet e e saj dhe të afërmit por pa rezultat.
Motra 24-vjeçare me inicialet A.L. i ëhstë drejtuar policisë ku ka kërkuar ndihmë për zhdukjen e saj. Për momentin policia tregohet e rezervuar me informacionet. Ngjarja po hetohet në disa pista./a.m.