Prej disa javësh në Radiotelevizionin Shqiptar ka nisur emisioni politik “Java në RTSH”. Emisioni bashkëdrejtohet nga tre gazetarët e njohur Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe Artan Hoxha dhe do të trajtojë temat kryesore të aktualitetit politik javor.
Në edicionin e të premtes së fundit u trajtuan marrëdhëniet me Greqinë dhe marrëveshja detare. Bisedimet e fundit mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë për detin edhe njëherë u mbyllën pa një marrëveshje, pavarësisht përparimeve. Marraveshja e nënshkruar gjatë qeverisjes së djathtë, i kushtoi vendit humbjen e disa kilmetrave katrorë det. Ajo marrëveshje u denoncua nga koloneli Myslim Pashaj i cili sqaron edhe disa ndryshime mes marrëveshjes me Italinë dhe asaj me greqinë e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
“Ndarja e detit, apo delimitimi i këtyre zonave, është histori unike, sepse kishte përvojë më para, ishte ndarë deti mes Italisë dhe Shqipërisë, ajo zgjati 8 vjet. Disa detaje që kanë të bëjnë me veçorinë, që ndarja me Shqipërisë dhe Italisë janë përballë gjeografikisht, ndërsa në detin Jon situata ndryshon.
Nuk përfiton dot një shkëmb, që ulet e ngrihet nga zbaticat e baticat, me pjesën tokësore, siç Himara. Pakti me Greqinë u përshpejtua për arsye politike. Pala shqiptare humbi shumë det. Shqiptarët në 1 km vijë bregdetare, kanë përfituan 10.2 km katror det, ndërsa Greqia përfitoi 17 km, ëhstë një hapësirë e pamendueshme. Ana tjetër që më shqetëson është qëndrimi politik i qeverisë shqiptare të asaj kohe”, tha Pashaj për emisionin Java në RTSH.
Ai tha se Shqipëria aso kohe u ul si e pabarabartë në tryezë dhe Greqia mori hapësirën detare me një “luftë të butë”.
Ndërkohë analisti Preç Zogaj kërkoi nga qeveria aktuale më shumë transaprencë për bisedimet rreth një marrëveshjeje të re me Greqinë.
“Mendoj se në nivelin e komunikimit të qeverisë sonë ka nevojë për më shumë transparencë”, tha ai./a.m.