Shira të rrëmbyeshëm kanë përfshirë orët e fundit Greqinë duke shkaktuar përmbytje në disa zona në periferi të Athinës, mes tyre më të goditurat Mandra dhe Peramos, ku ashtu siç dëshmojnë pamjet rrugët janë transformuar në lumenj.
Sipas asaj që raportojnë mediat forcat zjarrfikëse kanë pasur thirrje të shumta për të liruar disa nga banorët e bllokuar nga uji. Deri tani numri i viktimave është 14, por raportohen edhe të zhdukur. /ma.me