Një tjetër investim i rëndësishëm po merr jetë në rrugën “Robert Shvarc” pranë zonës së Komunës së Parisit. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit me të gjithë parametrat europianë për t’i siguruar banorëve furnizim cilësor me ujë.
Mjetet e rënda të bashkisë si dhe specialistët e UKT kanë punuar gjatë këtyre ditëve për vendosjen e një rrjeti tërësisht të ri të transmetimit të ujit të pijshëm. Njëkohësisht lidhjet e reja pritet që të zgjidhin problemin disavjeçar të shumë prej banorëve të cilët për vite me radhë kanë pasur vështirësi me furnizimin me ujë.
Përmirësimi i rrjetit ujësjellës të qytetit është një nga prioritetet e stafit menaxhues të UKT që kur enti i kaloi për administrim Bashkisë së Tiranës. Për një vit e gjysmë është ndërhyrë në shumë zona deri në nivel kapilar për zgjidhjen e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve si pasojë e mungesës së investimeve për vite e vite. /ma.me