Unazën e saj të martesës ishim mësuar ta shikonim aty këtu vjedhurazi në ndonjë intervistë të Marinës pas dasmës, por këtë herë ajo ka vendosur vetë ta bëjë publike asetin e saj të çmuar.
Në fotografitë që Marina ka publikuar në rrjete sociale, në njërën prej tyre, bukuroshja me origjinë nga Shkodra ka treguar nga shumë afër unazën e saj të martesës.
Ajo është një unazë shumë elegante me një super gur diamanti që Getit do t’i ketë kushtuar një pasuri të vërtetë.
Marina Vjollca momentalisht po prezanton spektaklin “C’est la vie” dhe suksesi për të është në majë. /b.d