Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low e ka cilësuar se të madhërishme sjelljen e mesfushorit italian, Daniele De Rossi, i cili refuzoi që të hyjë në lojë në ndeshjen ndaj Suedisë.
Trajneri i kërkoi De Rossit që të kryejë nxehjet dhe të futet në lojë, por ai refuzoi duke thënë se duhet të futet një sulmues, për ta ndihmuar skuadrën të sulmojë, transmeton Koha.net.
Ylli i Romës kërkoi që në lojë të futej Lorenzo Insigne, që megjithatë nuk e ndihmoi Italinë të kualifikohet në Botëror.
“Dje lexova se De Rossi kishte thënë se nuk donte të zëvendësohej sepse skuadra kishte nevojë për sulmues. Për mua kjo është madhështi. Është e trishtueshme për Italinë mos kualifikimi”, është shprehur ai për Goal. (b.an)