Një ditë më parë u publikuan të dhëna nga pasuria e kryebashkiakut të Pukës që kapte vlerën e 5.5 milionë eurove. I ardhur nga bota e e biznesit, kryebashkiaku Gjon Gjonaj ka reaguar sot lidhur me furtunën në media.
Ai shprehet se “Pasuria ime është ajo që ishte para se unë të isha kryetar I bashkisë Pukë me voten tuaj”. Gjonaj shpreh gadishmërinë e tij t’i nënshtrohet çdo lloj hetimi nëse ka përfituar nga fondet publike.
REAGIMI I PLOTË I GJON GJONAJT:
Të nderuar bashkqytetar të bashkisë Pukë!
Nisur nga zhurma mediatike lidhur me pasurin time, më lejoni t’ju garantoj se pasuria ime është ajo që ishte para se unë të isha kryetar I bashkisë Pukë me voten tuaj, gjë e cila pohohet edhe nga vetë ata të cilët trumpetojnë kapitalet e mija.
Unë ju ftoj të gjithve të shikoni mbi pasurin time nëse ajo është shtuar një cent veç pages si kryetar I bashkisë që nga koha që mbaj këtë pozicion, e kjo është lehtësisht e verifikueshme.
Ju kam garantuar se do të zeri I besimit tuaj dhe ashtu si deri tani do të shkoj deri në fundin e besimit që keni treguar ju për mua.
Pukjanët më mirë se kush do, e din fort mirë se a paguhet më për një vend pune, e nëse po, inkurajoi të flasin ata të cilet mund të ken paguar qoft dhe një kafe për të hyr në punë. A ka paguar dikush për të marr një dokument a shërbim? A ka paguar kush apo ka lene kush përqindje për fitime tendersha? Nëse kjo do të ishte e vërtet, a do mund unë dhe stafi im ti kthenim nga e para punimet pa cilësi, sic ka ndodhur në shumë raste ne këto dy vite e gjysëm.
Kamë ardhur me besimin tuaj dhe këtë besim nuk do e shpërdoroj, pasi qëllimi im është ti shërbejme vendlindjes tonë që është harruar, neperkembur e shfrytëzuar nga ata që ju I keni besuar.
Ju ftoj të mos heshtni sa her mund të gaboj, Puka është shtëpia jonë e përbashkët të cilën nuk duhet ta drejtoi I vetëm, por duhet ta menaxhojmë të gjithë si anëtar të një familje.
Ju garantoj se asnjë herë dhe për asnjë cast nuk do ju vë në siklet dhe nuk do dëmtoj imazhin e bashkisë apo dhe të Pukës mbar, për asgjë, e aq më tepër për pasurit e mija të cilat janë kryesisht prona e objekte që I kam bler nga puna në biznes prej vitit 1992.
Nese une do të pasurohem në korrizin e besimit tuaj, nëse unë do të punsoja familjar të mi të afërt apo të largët dhe do të krijoja favore për rrethin e ngushtë apo të gjër familjar e miqësor, ju garantoj se nuk ishim me këtë bilanc investimesh që jemi sot.
Nesë unë do isha kryetari Juaj I bashkisë për të përfituar, pse familja ime e ngushtë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikes do të kontribuonte për Puken para dhe pas zgjedhjes time në krye të bashkisë. Misioni im është ndryshe nga ai ai ai për tu pasuruar, është për të kontribuar.
Zoti na ndihmoft në udhen tonë për Puken e endërruar!
Zoti bekoft Puken dhe pukjanët kudo ata ndodhen !
Gjon Gjonaj
Kryetar I Bashkisë Pukë
/a.m.