Kryeministri Edi Rama u ndal gjatë mbeldhejs së grupit të PS edhe te bisedimet mes Ministrit të Eurpës dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati me homologun e tij grek Nikos Kotzias lidhur me çështjet e hapura mes vendeve. Ai tha se Greqia ëhstë partner strategjik i Shqipërisë me tëq cilin nuk duam të kemi probleme. Rama tha se mq në fund palët janë në tryezë diskutimi dhe deklaratat nuk bëhen më në distancë.
“Greqia për ne është një partner strategjik dhe duam të kemi një traktat dhe jo probleme që pengojnë marrëdhëniet tona dhe ecurinë e një partneriteti strategjik. Ne na vjen mirë që më në fund palët janë në tryezë deh diskutimi nuk bëhet me deklarata në distancë. Na vjen mirë që të gjitha çështjet trajtohen në mënyrë racionale. Është një proces që vazhdon dhe jo i lehtë, por është një proces që vjen si rezultat i durimit dhe qetësisë që na kanë shpërblyer në fund me këtë mundësi për t’u parë sy më sy dhe për të folur hapur për çështjet që na shqetësojnë. Duke inkurajuar ministrin e jashtëm dhe skuadrën për të ecur përpara në këtë rrugë dhe duke ofruar mbështetjen për këtë rrugë, kam besim se këto çështje do adresohen deri në fund dhe mes dy vendeve do hapet një kapitull i ri dhe bëjmë gjithçka që kjo situatë krizash të kthehet në një situatë mundësish. Shqipëria ka partneritet strategjik me Italinë, Turqinë dhe Greqinë”- tha Rama./a.m.