Reportazhi i emisionit “Le Iene” për kromin e Bulqizës nuk mund të kalonte pa vëmendjen e kryeminsitrit Rama. Në komentin e tij ai e quante kronikën e gazetares Alice Martineli si pjesë të ‘kazanit’ dhe se kronika ishte e vjetër. Por, gazetarja reagoi kur tha se kronika është e mesit të tetorit.
Komentet e gazetares erdhën si një përgjigje ndaj një komentuesi në Facebook.
Por sot ajo ka shkuar edhe më tej, duke bërë një reagim të plotë në faqen e saj, ku i lëshon një sfidë të vërtetë Ramës për Bulqizën.
“Ne do të ta vërtetojmë që kronika është bërë në mes të tetorit, po t’i çfarë do të bësh për ata fëmijë në Bulqizë?” – thotë ajo.
Ja komenti i saj i plotë:
Dikujt, kronika jonë për fëmijët shqiptarë që shkojnë të mbledhin krom i ka shkaktuar bezdi. Edi Rama, kryeministri shqiptar, gjatë një pasarele në favor të telekamerave ka thënë se Le Iene janë “një emision kazani” dhe na akuzon se kemi realizuar “një reportazh m*ti me imazhe të vjetra, mbi një fenomen që nuk ekziston më”.
I dashur kryeministër Edi Rama e kuptoj se reportazhi ynë nuk ju ka pëlqyer, por për një gjë të rrini i qetë: është xhiruar mes 14 dhe 16 tetorit 2017, më pak se një muaj më parë. Nëse pamjet që keni parë nuk ju mjaftojnë (jam e pranishme unë në 90% të pamjeve, si mund të jetë një kronikë e vjetër?), kemi gjithë provat që e dëshmojnë: filmime dhe fotografi me datë, dhe faturat e qëndrimit tonë.
Por më thoni, duke qenë se mund t’iu dëshmojmë se është gjithçka e vërtetë dhe aktuale, ju tani do të bëni ndonjë gjë për fëmijët nga Bulqiza dhe për familjet e tyre? Sepse, ne i pamë me sytë tanë të mbledhin gurë dhe më pas t’i shesin me 0,10 qindarka kilja. Ashtu sikurse kemi parë se kur bie nata, një pjesë e qytetit është tërësisht në errësirë. Dhe se kushtet strukturore dhe higjenike të disa shtëpuie janë të tmerrshme.
Ju çfarë mendoni të bëni?
/a.m.