Një 22-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri nga policia greke ditëne sotme. Ngjarja ka ndodhur në Kavala. Sipas autoriteteve greke, policia i ka bërë shenjë që të ndalojë mjetin, por drejtuesi jo vetëm që nuk i është bindur, por ka shtuar shpejtesinë.
Si pasojë, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur raporton BW.
Teksa policia i është afruar, drejtuesi i mjetit i është sulur njërit prej policëve dhe ka nisur ta godasë.
Ne kete moment kolegu i tij ka qelluar fillimisht me arme ne ajer e me pas ne drejtim te personit duke e plagosur ne dy vende te trupit. Ai eshte shqiptar 22-vjec. Ne mjet jane gjetur 10 pakistaneze te plagosur si pasoje e perplasjes. Ne spital u cua dhe polici dhe shqiptari.