Kryeministri Edi Rama ka komentuar nismën e disa deputetëve të partisë që ai drejton për shkarkimin e kryetarit të KQZ Klement Zguri, i emëruar në atë post pas marrëveshjes Rama-Basha. Shefi i qeverisë doli në mbështetje të nismës.
Po ashtu, Rama deklaroi se duhen nisur menjëherë procedureat për shkarkimin e kryebashkiakut të djathtë të Mallakastrës, i cili ëhstë dënuar në Itali me dy vite burg.
“Kryetari i KQZ me paramendim ose në ndikimin e PD vendosi që të fshehë vendimin e prokurorisë për Agron Kapllanajn. Zguri ka kryer shkelje të rënda të ligjit duke shtyrë jetën politike të zgjedhurit të PD. Shembull konkret i pa tolerueshëm. Kapllanaj është i dënuar me dy vite burg për vjedhje në Itali. Është konfirmuar që ky dënim e bën të papajtueshëm dhe të pavlefshëm mandatin. Duhet që kryetari i KQZ të bënte shqyrtimin në KQZ, Zguri nuk e shqyrtoi. Megjithatë grupi i PS ka ndjekur të gjithë procedurën dhe ka monitoruar rastin dhe sot jemi në situatën që grupi i PS duke konstatuar që një zyrtar i lartë shkel ligjin duhet të marrim një vendim për të kërkuar shkarkimin e kryetarit të KQZ. Kryetari është për shkak të besimit që kemi investuar te ky njeri, lidhur me marrëveshjen e 18 majit për zgjedhjet e 25 qershorit. Ne duhet të fillojmë procedurat për shkarkimin e Zgurit”, tha Rama.
/a.m.